Ernesto Valverde dhe letra e lamtumirës nga Barcelona

Një ditë pas shkarkimit të tij si trajner I Barcelonës, Ernesto Valverde shkoi në qendrën sportive Sant Joan Despi për t’I thënë lamtumirën futbollistëve dhe punonjësve të tjerë të klubit, një vizitë që zgjati 20 minuta  me trajnerin që në fund të së cilës preferoi të mos japë intervistë për median.

Në fakt Ernesto Valverde preferoi që të largohej nga Barcelona nëpërmjet një letre lamtumire që u publikua në faqen zyrtare të klubit katalanas

Letra e lamtumirës së Valverdes:

Periudhës sime si trajner I Barcelonës I erdhi fundi. Ishin 2 vjet e gjysme intensive që nga fillimi. Gjatë kësaj kohe kam shijuar momente të gëzuara duke festuar fitore e trofe, por  kam jetuar edhe momente të tjerë të vështirë. Gjithsesi, dua që në mënyrë të vecantë të vë në dukje eksperiencën me tifozët dhe afeksionin  e treguar gjatë periudhës sime si trajner këtu. Dua të falenderioj presidentin Bartomeu dhe Këshillin Administrativ të klubit që më dhanë mundësinë për të drejtuar skuadrën e parë të Barcelonës dhe për besimin e shfaqur ndaj meje gjatë kësaj kohe. Dua të falenderoj të gjithë personat me të cilët kam punuar në klub  për mbështetjen dhe mënyrën sesi më kanë trajtuar gjatë këtyre 2 sezoneve e gjysmë, në mënyrë të vecantë ata që punojnë brenda dhe pranë skuadrës së parë me të cilët kam ndarë kaq shumë moment në  Ciutat Esportiva dhe gjatë ndeshjeve në transfertë. Sigurisht dua të falenderoj futbollistët për të gjithë sforcimin e tyre që na dha mundësinë për të fituar 4 trofe së bashku. Që sot u uroj atyre dhe trajnerit të ri Kike Setien sa më shumë fat. U uroj të gjithëve më të mirën. Força  Barça, Força Catalunya. Ernesto Valverde

Sfidanti.al