Ajër I rëndë; ndërpriten kualifikueset e Australian Open

Po ndodh ajo për të cilën të gjithë kishin frikë.  Zjarret në Australi po prekin edhe Australian Open. Ditën e hënë për shkak të ajrit të rënduar nga tymi dhe mjegulla e krijuar nga flakët kanë bërë  që të ndërpriten përkohësisht sfidat kualifikuese të turneut të parë Grand Slam, për të nisur sërish këtë të martë.

Gjatë sfidave të një dite më parë u shënua edhe tërheqja e Dalila Jakupovic gjatë sfidës me zviceranen Vëgele për shkak të një krize të pësuar në frymëmarje dhe që  shkaktoi rënien e saj në gjunjë. ‘Kisha vërtet frikë se do të humbja ndjenjat-shpjegoi tenistja-nuk kam astmë dhe nuk e kam pasur kurrë probleme me frymëmarrjen. Pas ndërhyrjes së fizioterapistit mendova se isha më mirë, por shkëmbimet u zgjatën dhe unë nuk mund të merrja më frymë dhe rashë në tokë’.

Sfidanti.al