Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia mbyll dyert e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2018 që do të mbahen në Pjongçang të Koresë së Jugut. IOC e pezulloi Komitetin Olimpik Rus nga ky aktivitet për shkak të skandalit të dopingut që ka mbërthyer Rusinë që për më tepër kishte edhe mbështetjen e autoriteteve shtetërore. IOC bëri përjashtime vetëm për ata sportistë që kanë rezultuar të pastër duke i lejuar ata që të marrin pjesë në këtë eveniment, por me flamurin olimpik.
Ky vendim e ka lënë të pakënaqur Komitetin Olimpik Rus që reagoi menjëherë. Presidenti i këtij institucioni, aleksandër Zhukov deklaroi se fdo t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për të apeluar këtë vendim, ndërkohë që më i ashpër në qëndrimin e tij është shfaqur televizioni shtetëror Rus që bëri të ditur se do të bojkotojë transmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Rusi.
sfidanti.al