Në 1998, Interi me shumë gjasë e humbi titullin kampion për shkak të një penalltie të padhënë në fushën e Juventusit. Ronaldo hyri në zonë, pati kontakt me Mark Iulianon (ish-trajnerin e Partizanit), por gjyqtari nuk sinjalizoi asgjë. Këtë fundjavë luhet një tjetër Juve-Inter dhe “La Gazeta delo Sport” shkon e troket në derën e trajnerit zikaltër të vitit 1998, Xhixhi Simonit.
“Sikur të kishte VAR (teknologji) në atë kohë gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, – thotë menjëherë Simoni, – Juventusi ishte i fortë, por po ashtu edhe ne. Në fund doli që ai kampionat ishte i trukuar, ashtu si dy të tjerë më pas, dhe jo më kot Juventusi u dënuar. Unë nuk po shpik asgjë, por po them atë që ndodhi”. Interi i Simonit fitoi Kupën UEFA në 1998 dhe doli i dyti në kampionat.
Po këtë vit? “Interi është shumë i fortë, – thotë Simoni, – ka mjaft lojtarë të zot, dhe ka një trajner luftëtar. Po arrin rezultate dhe tani po luan edhe futboll të mirë, gjithsesi të presim deri në fund për të parë vazhdimësinë. Sa për ndeshjen, ju e dini se unë në këtë rast jam i njëanshëm”!
Sfidanti.al