Ndodh në basketbollin grek; Panathinaikos ul cmimin e biletave për tifozët e Olimpiakosit

Edhe te një rivalitet i ashpër sic është ajo mes Panathinaikosit dhe Olimpiakosit, ndodh të shohësh gjestin më sportiv të mundshëm. është ky rasti i kampionatit grek të basketbollit me protagoniste pikërisht këto dy skuadra me Panathinaikos që vendosi aplikojë uljen me 50% të cmimit të biletave për tifozët e Olimpikosit për ndeshjet që do të luhen në parketin e skuadrës së gjelbër OAKA.

Tashmë ajo që duhet të bëjnë tifozët e olimpiakosit, gjithnjë ata që janë të interesuar është që të paraqiten me abonetë e tyre të sezonit të kaluar. Drejtiuesit e Panathinaikosit vendosën që të ndërmarrin këtë hap pas dënimit të Olimpiakosit për të luajtur në Divizionin e dytë të kampionatit grek të basketbollit.

Shkaku i dënimit të skuadrës së Pireut ishte mosparaqitja në parket në ndeshjen cerekfinale kundër Panathinaikos, duke mbyllur përfundimisht polemikat që kishin shpërthyer që në Kupën e Greqisë në fazën gjysmëfinale të saj kur basketbollistët e Olimpiakosit e braktisën sfidën me Panathinaikos në shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrave.

sfidanti.al