NBA, ndizet merkatoja, Paul te Phoenix, Holiday e Bogdanovic drejt Milwaukee

Në pritje të Draftit, në NBA ndizet merkatoja e transferimeve. Goditja e parë e madhe në basketbollin amerikan bëhet nga Phoenix Suns që siguroi shërbimin e Chris Paul në një shkëmbim të madh me Oklahoma City Thunder ku u transferuan Ricky Rubio, Kelly Oubre, Jalen Lecque, Ty Jerome  dhe një zgjedhje e parë për Draftin 2022. Ndërkaq, skuadra nga Arizona siguroi edhe shërbimin e egjiptianit Abdel Nader, edhe ky nga Oklahoma City.

Të tjera tratativa që po shkojnë drejt mbylljes janë ato mes New  Orleans Pelicans dhe Milwaukee Bucks që shohin si protagonistë Jrue Holiday dhe Eric Bledsoe. Sipas rrjetit ESPN, Holiday do të transferohet te skuadra e Milwaukeet në shkëmbim të Bledsoe, George Hill dhe një paketë zgjedhjesh të Bucks.

Ndërsa në një tjetër shkëmbim me Sacramento Kings, skuadra e Bucks pritet të marrin Bogdan Bogdanovic dhe Justin James në shkëmbim të Donte DiVincenzo, D.J. Wilson dhe Ersan Ilyasova. Dy emra të rëndësishëm këta për përforucimin e skuadrës dhe për të bindur yllin e Bucks, Giannis Antetokounmpo që të rinovojë kontratën.

Sfidanti.al