Alice Campello tregon Moratën: Alvaro është baba fantastik

Alice Campello, bashkëshkortja e Alvaro Moratës rrëfehet në një intervistë për revistën Chi. Influencerja italiane foli për ndryshumin e jetës së saj, raportet me Alvaro Moratës, si është njohur me të si dhe për faktin se falë edhe fëmijëve të saj ajo është maturuar shumë.

‘Ai pa një foto timen dhe u kërkua shumë personave  nëse më njihnin për të na prezantuar, por nuk kishim miq të përbashkët-tregon Alice Campello-kështu që më shkroi në Instagram. Unë iu përgjigjja pas shumë kohësh dhe në fund u takuam. Kur e njoha, më bëri shumë përshtypje sepse e kuptova menjëherë se ishte shumë serioz. Për shembull, 2 javë pas takimit tonë të parë, bëri 8 orë rrugë me makinë për të njohur familjen tiume dhe u kthye shumë vonë në Torino, kjo edhe sepse ditën tjetër do të stërvitej shumë shpejt. Kjo dhe mijëra gjeste të tjera. Miqtë dhe familja e tij nuk e kishin parë kështu dhe ai nuk rreshte së më thëni se donte të martohej me mua; në fund më propozoi 8 muaj pasi nisëm frekuentimin dhe që nga ai moment kanë kaluar thuajse 5 vjet dhe kemi 3 fëmijë. Mendoj se kur dashurohesh ndryshon prioritetet dhe do vetëm të ndërtosh dicka me njeriun që do. Me mua ndodhi kjo’

Por cfarë e bëri Alicen të dashurohej me Alvaron?

‘Fakti që jeton për dhe me mua-vijon rrëfimin e saj Campello-e shoh se lumturia e tij varet nga e imja, që ai është gjithnjë I pranishëm dhe nuk më lëshon dorën kur jam në një moment jo të mirë dhe më vendos gjithnjë si prioritet’

Alice Campello e tregon Alvaro Moratën edhe në rolin e babait.

‘Është fantastic-vijon Alice Campello-është i përfshirë në jetën e përditshme dhe I pëlqen të kalojë kohë me fëmijës, t’u mësojë atyre gjëra, të luajë me të. Është babai ideal, ai që kam ëndërruar gjithnjë për fëmijët e mi. Kam qenë me fat’.

Sfidanti.al