Gjermania dhe humbja turpëruese, Loew: Mbrëmje e errët, asgjë nuk funksionoi

Joachim Loeë, trajneri i Gjermanisë që pësoi një humbje turpëruese ndaj Spanjës 6-0 në Nations League nuk ka asnjë shpjegim për atë që ai e përkufizoi si një mbrëmje të errët pas përfundimit të ndeshjes.

‘Asgjë nuk funksionoi; forca atletike, agresivitetit, impenjimi në duele, të gjitha këto nuk i pamë në fushë-tha Loew në një intervistë për televizionin gjerman ARD teksa foli për këtë humbje të thellë me 6 gola diferencë që Gjermania nuk e pësontë që nga viti 1931 në miqësoren me Austrinë.

Trajneri i kampionëve të botës u pyet nëse do të rikthente  Thomas Mueller, Jerome Boateng e Mats Hummels dhe në përgjigjen e tij ai konfirmoi qëndrimin e tij duke i lënë këta lojtarë jashtë përfaqësueses.

‘E kemi thenë që besojmë te lojtarët tanë, ishim në rrugën e duhur edhe pse nuk e imagjinoja të ishim kaq larg-shtoi Loew-për momentin nuk ka asnjë arsye që të thirren në kombëtare futbollistë më pak të rinj. Nuk kishim organizim, komunikim mes lojtarëve dhe Spanja ishte vrasëse këtë mbrëmje’.

Sfidanti.al