Nuk ka ‘tym të bardhë’ për gjendjen e Edin Dzekos. Sulmuesi i Romës në testin e radhës rezultoi me pozitivitet të lehtë me Covid-19 teksa u pa që kishte një ngarkesë të ulët virale. Për këtë arsye u organizua zhvillimi i një testi tjetër të cilit do t’i nënshtrohet sulmuesi boshnjak. Shpresa te Roma është që ai më në fund të rezultojë negative për të kryer në këtë mënyrë vizitën miratuese dhe që ai të mund të kthehet sa më shpejt në Trigoria për të tentuar të që jetë në pankinë për sfidën e së dielës me Parmën.
Sfidanti.al