Në qershor 2015 një ekip i vogël u bë papritur i madh dhe mundi Francën në një miqësore. U luajt në “Elbasan Arena”, ekipi fitues quhej Shqipëri dhe golin e shënoi Ergys Kaçe. Një vit më vonë, ajo kombëtare që mbërriti deri në vendin e 22-të në botë, e drejtuar nga Xhani De Biazi, arriti në finalet e Europianit, pasi triumfoi në një grup me Portugalinë, Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë. Me apo pa fat, me apo ndonjë mënyrë të dyshimtë, portugezët, danezët e serbët u përballuan në fushë, ndërsa sot kombëtarja e Shqipërisë pati nevojë për shumë sforco për të mundur 3-2 Bjellorusinë e për të dalë e para në grup në Ligën e Kombeve.
Ishin në grupin me bjellorusët, kazakët dhe lituanezët, në nivelin C, por kualifikimi për në gjysmëfinale sjell me vete edhe ngjitjen një nivel më lart, në atë B, pra në “kategorinë e dytë” të futbollit europian të kombëtareve. Sokol Cikalleshi dy herë dhe Rej Manaj ishin autorët e golave, edhe pse fitorja u bë e vështirë sepse miqtë shënuan me anë të Maksim Skavishit në pjesën e parë dhe Maks Ebongut pas pushimit. Shqipëria e mbylli me 11 pikë ndaj 10 të Bjellorusisë dhe 8 të Lituanisë, që fitoi 2-1 në Kazakistan. Me këtë fitore vjen edhe një shpërblim i rëndësishëm prej mbi 1 milionë eurosh, ndërsa trajneri Edi Reja ka në dispozicion 2 apo 3 skuadra, veçse ende pa nivelin e arritur në kohën e De Biazit, e sidomos pa udhëheqësit e asaj kohe si Cana apo Mavraj.
Sfidanti.al