Këto kohë është kthtyer në “Mekën e futbollit”, e cila nuk e ka më vendin në “Bel Paeze” . Është Premier Liga kampionati më i vlerësuar i futbollit në botë, dhe Antonio Konte do të donte të kishte një tjetër përvojë në stadiumet e saj. Pasi u shpall kampion me Çelsin në 2017, italiani e mendon se do të duhet të shkonte sërish në ishull. Gjithsesi, kjo vetëm pasi të nxirrte veten fitues tek Interi. “Dua që të rri shumë vjet tek Interi, – thotë Konte, – por, edhe një tjetër përvojë në Premier do ta pëlqeja”. Tekniku zikaltër është në vitin e dytë të kontratës, dhe rezultatet edhe inkurajojnë, por edhe shqetësojnë. Sipas mediave, Konte duhet të zgjidhë disa probleme si pakënaqësia e Eriksenit, mungesa e përshtatjes së Hakimit dhe Vidalit apo rënia e kapitenit Handanoviç. Gjithsesi, nëse do të rrijë si Trapatoni tek Juvja, padyshim që do t’ia dalë.
Sfidanti.al