NBA, Lejkërsat arrijnë fitoren e 7-të radhazi me dyshen Lebron-Dejvis!

Kalifornianët po shkojnë drejt plej ofit dhe janë në pozita shumë më të mira se më parë. Më në fund, Lejkërsat po tregojnë potencialin e tyre të vërtetë, dhe këtë e kanë bërë edhe pa Lebron Xhejmsin. Suksesi në fushën e Minesotës ishte i 7-ti radhazi, me shifrat 123-111, dhe më i miri në parket ishte Entoni Dejvis që shënoi 38 pikë dhe kapi 17 topa në tabela. Ai pati edhe 1 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh. Lebroni shtoi 18 pikë, 10 topa në tabela, 6 asistë, 1 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh, ndërsa shumë mirë luajtën Rivis me 15 pikë dhe Rasëll me 12 pikë e 10 asistë. Lejkërsat janë në vend të 7-të në Perëndim shumë pranë plej ofit direkt.

Sfidanti.al