Më në fund, i erdhi koha për të ikur. Jetoi gjatë, vërtet tepër gjatë, ajo që quhej “Zonja e Tironës”, por në moshën 102-vjeçare e humbi betejën me vdekjen. Flasim për Nezihat Stërmasin, gruan e ish-presidentit të shquar të Tiranës, Selman Stërmasin. E lindur me mbiemrin Petrela, Nezihati u martua me Selman Stërmasin në vitin 1939, dhe jetoi krah tij në kohë të mira e të këqija, pra edhe kur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ish-presidenti nuk u preferua që të ishte pranë klubit bardheblu. Për shkak të martesës dhe për shkak se ishte shoqja e jetës e Selman Stërmasit derisa ai vdiq në vitet 70-të, Nezihat Stërmasi u bë e shquar dhe mori epitete të ndryshme si “Zonja e Tironës”, apo si “Mbretëresha e Tironës”. Gjatë jetës së saj të gjatë ajo dha shumë intervista, madje deri vitin e kaluar, duke folur për të shoqin dhe për klubin e Tiranës, të cilin e ka ndjekur që në vitet 30-të kur u shpall 6 herë kampion i Shqipërisë.
Sfidanti.al