Vjet u largua Sadio Mane, dhe u mor Daruin Nunjez, ndërsa tradita dhe nevoja e do që të vazhdohet me këtë “valle”. Liverpuli do të jetë njëri nga klubet që do të shpenzojë në verë për të forcuar skuadrën, dhe trajneri Jurgen Klop thotë në mënyrë “misterioze” se këto kohë janë bërë përparime për blerjet e lojtarëve. “E shfrytëzuam periudhën e pushimit për të piketuar transferimet e verës, – tha tekniku gjerman, – ka plane, por jo vendime. Po ashtu, skuadra është përgatitur më mirë”. Besohet se të kuqtë duan të tillë si Mauntin e Çelsit, Belinghamin e Dortmundit apo Mateus Nunjez nga liga portugeze.
Sfidanti.al