Derbi i Gjermanisë mund të jetë skena heroike i Belinghamit!

Ylli 19-vjeçar i Dortmundit pritet të luajë një rol të madh në sfidën e shkëlqyer në “Alianc Arenë”. Flasim për Xhud Belinghamin, yllin e ri të Borusias që ndoshta do të jetë një hero në Mynih. Bajerni është favorit, padyshim, dhe do të dojë të fitojë për të marrë sërish kryesimin e kampionatit gjerman, veçse nuk do të jetë e lehtë. Skuadra e trajnerit Edin Terziç ka një shans të madh për të marrë një rezultat historik dhe për të shkuar drejt titullit 10 vjet pas dominimit të Bajernit.

Sfidanti.al