NBA, kur një grusht mund të rrënojë ëndrrat për titullin kampion

Drejmond Grini është një personalitet i vërtetë tek Golden Stejt Uorriorsat. Basketbollisti i dalluar dhe tepër luftarak ka qenë pjesë e ekipit në të gjithë titujt kampion të fituar këta vjet, plot 4, por ka qenë edhe pjesë e problemeve. Ishte ai që bëri që Kevin Durantit t’i vinte në majë të hundës e të largohej, dhe është sërish ai që krijon një tjetër problem të madh. Mediat amerikane raportojnë se Grini ishte protagonist i një sherri në stërvitjen e kampionëve të NBA-së, dhe se madje goditi me grusht shokun e ekipit, Xhordan Pul (Poole). Sipas mediave, drejtuesit e klubit nga Kalifornia po mendojnë seriozisht ta ndëshkojnë Grinin, ndonëse nuk dihet se çfarë dënimi mund të jetë. Kjo, padyshim, nuk e ndihmon ekipin që të luftojë për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar.

Sfidanti.al