Vlahoviçi i pastron këpucët Di Marisë, por Juventusi rrezikon!

“La Gazeta delo Sporti” ngre alarmin për tre nga ekipet italiane në Champions. Sipas të përditshmes, kualifikimi i Juventusit komplikohet pas barazimit mes Benfikës dhe Paris SG (1-1) në Portugali, ndërsa ekipi i trajnerit Masimiliano Alegri duhet tani të bëjë mrekullinë në Lisbonë, dhe të synojë fitoren ndaj francezëve në Torino. Për “La Gazetën”, edhe Milani e Interi nuk kanë asnjë siguri. Gjithsesi, për momentin tek Juventusi ka “hare”. Angel Di Maria u kthye në fushë i shkëlqyer duke shërbyer 3 asistë në fitoren 3-1 ndaj Makabit të Haifës, ndërsa Dushan Vlahoviç, autor i një goli, i pastroi këpucët në një veprim simbolik. Gjithsesi, golshënuesi i ndeshjes ishte mesfushori francez, Rabio, me dy rrjeta.

Sfidanti.al