Pioli bën mirë që nuk flet për mungesat e Milanit: Në këtë nivel, e paguan!

Trajneri kuqezi ka një veti mjaft të dobishme, që nuk alarmohet pas humbjeve, edhe kur janë të rënda, sepse e di se ekipi mund të kthehet tek fitorja. Kështu bën Stefano Pioli edhe pas disfatës 0-3 të Milanit në fushën e Çelsit në Champions. “Nuk dua të flas për mungesën e përvojës, – thotë ai, – kjo nuk hyn këtu. Nuk arritëm të ishim skuadër si zakonisht dhe në nivele të tilla e paguan”. Milani pati 8 mungesa për shkak dëmtimesh dhe Çelsi e shfrytëzoi më së miri. “Goli i dytë ndryshoi ndeshjen, – vazhdon tekniku, – nuk ishim të qartë, u nxituam, nuk vepruam mirë me topin. Sa për ndërrimet, doja që disa lojtarë të shlodheshin, dhe disa që vinin nga dëmtimet të kishin disa minuta”.

Sfidanti.al