Me moshën nuk mund të luftosh tepër gjatë, edhe kur je një jashtëtokësor në profesionin tënd. Lionel Mesi do ta vazhdojë karrierën si futbollist, por me kombëtaren do ta mbyllë ndoshta më shpejt. Superylli 35-vjeçar ka deklaruar se Kupa e Botës në Katar do të jetë e fundit për të, dhe se nuk do të synojë të arrijë deri në 2026. “Po, ky do të jetë Botërori im i fundit”, – deklaroi argjentinasi. Trysnia do të jetë e madhe mbi supet e tij për të fituar më në fund Kupën e Botës me Argjentinën për të arritur atë që bëri Maradona në 1986 në Meksikë. Gjithsesi, magjistari i topit nuk ka thënë se kur ka ndërmend të mbyllë karrierën si lojtar dhe as nëse do të vazhdojë të luajë me kombëtaren pas Botërorit.
Sfidanti.al