Mbrëmja e radhës në NBA I buzëqeshi përgjysmë qytetit të Los Anxhelesit. Nëse Klipersi fitoi, skuadra e Lejkërs doli e mocka të thyera nga ndeshja e saj. Los Anxheles Klipers fitoi ndaj Orlandos me rezultatin 106-96 dhe konfirmohet në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit. Klipers u shfaq në formë të shkëlqyer në pjesën e dytë të sfidës duke qenë se gjatë dy periodave të para e pa veten në disavantazhin e 15 pikëve. Harris me 28 pikë dhe Lu Uilliams me 17 ishin basketbollistët më të mirë për Klipers, ndërsa te Orlando Mexhik spikati Nikola Vucevic me 16 pikë e 24 topa në tabelë.
Ndërsa te Lejkërs vazhdon të ndihet shumë mungesa e Lebron Xhejms të dëmtuar. Skuadra kaliforniane u mund nga Minesota 86-108 duke shënuar disfatën e 7 në 10 ndeshjet e fundit në kampionat. Minesota edhe pse nuk kishte në dispozicion Konvington e Roz, ishte dominuese në këtë ndeshje kundrejt Los Anxheles Lejkërs. Ata që drejtuan Timberuvs drejt suksesit ishin Uigins e Tauns me nga 28 pikë secili, ndërsa te Lejkërs më të mirët rezultuan Stivenson me 14 pikë dhe Bisli me 11.
Toronto rikthehet të kryesojë klasifikimin në Konferencën e Lindjes. Skuadra kanadeze fitoi sfidën e saj ndaj Indianës 121-105 duke parakaluar Miluokin në këtë renditje. Ajo që vlen të theksohet është se Toronto e fitoi këtë përballje me Pejsërs pa lojtarin më të mirë të saj, Leonard. Te skuadra kanadeze spikatën më shumë Norman Pauell me 23 pikë e Serxh Ibaka me 18. Ndërsa te Indiana që mbetet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes u dalluan Bogdanovic me 21 pikë e Sabonis me 16 pikë e 11 topa në tabelë
Sfidanti.al