Mertens pushime në Meksikë, në vilën e Pablo Eskobar me muzikën e ‘Narcos’

Dris Mertens është gati që të kthehet në fushat e lojës bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Belgu duket se është rigjeneruar pas një turi turistik tëzhvilluar në Meksikë ku ndër të tjerat u argëtua edhe duke vizituar vilën luksoze të Pablo Eskobar që është pranë Tulumit. Sulmuesi i Napolit që është i apasionuar pas serialit televiziv ‘Narcos’, postoi në Instagram një video ku në sfond dëgjohej kolona zanore e këtij seriali.

Vila e narkotrafikantit të njohur kolumbian që është me pamje nga deti, tashmë është kthyer në një hotel luksoz. Gjatë pushimeve të tij në Riviera Maya, Mertens shkoi edhe në Senotes që janë shpella fantastike nëntokësore ndërkohë që bëri edhe fotografi i veshur me fanelën e Meksikës me nr.14 së bashku me një operator turistik që duket se është sozia e Maradonës.

Sfidanti.al