NBA, Bostoni duket “i regjur” dhe pse shumë kohë pa finale, kryeson 2-1

Golden Stejti ka menduar të shfrytëzojë përvojën më të madhe që ka në përballje të tilla, përderisa ka qenë në 5 duele për titull në basketbollin amerikan që nga viti 2015. Yjet janë thuajse të njëjtët me Stef Kërrin, Klej Tompsonin dhe Drejmond Grinin, si dhe me disa më të rinj, veçse duket se do të jetë e vështirë të fitohet titulli i 4-ët në 8 vitet e fundit. Boston Sëlltiksat e treguan gjithë krenarinë e një skuadre 17 herë kampione të NBA-së me fitoren 116-100 në fushën e tyre, duke marrë kryesimin 2-1 në Finalen e Madhe. Nuk bënë punë 31 pikët e Kërrit dhe 25 të Tompsonit, ndërsa Bostoni pati 27 pikë nga Xhejlën Braun (plus 9 topa në tabela e 5 asistë), 26 pikë nga Xhejzën Tatëm (6 topa në tabela, 9 asistë) dhe 24 pikë nga Markus Smart. Synohet titulli i 18-të që do të ishte një rekord duke lënë pas Los Anxhelos Lejkërsat me 17.

Sfidanti.al