Sezoni i kaluar ishte paradoksal në atë që kuqezinjtë triumfuan në Serinë A, madje disi papritur, ndërsa dështuan në Europë duke u eliminuar që në grupet e Championsit. Duket se pronarët e rinj amerikanë duan të ndjekin gjurmët e pronarëve të vjetër, me synimin që të kenë sukses në Ligën e Kampionëve. Në Itali thonë se Milani i vjetshëm investoi 75 milionë euro duke u përforcuar me lojtarë dhe mori kampionatin, ndërsa tani do të investohen 100 milionë euro me synim Championsin. Objektivat janë të rinovohet me Leaon, si dhe të ketë të paktën nga një përforcim për çdo repart, duke filluar me Renato Sançezin. Trajneri Pioli me siguri që duhet të jetë i kënaqur.
Sfidanti.al