Nadal lëshon sfidën për 2019: Ndihem më mirë se në 2018

Rafael Nadal nuk luajti shumë gjatë 2018, 9 turne duke fituar 5 tituj. e megjithatë spanjolli duket se nuk është shumë i kënaqur me këtë bilanc kjo edhe për faktin se në pjesën e dytë të sezonit tenistik ai vuajti disa dëmtime për ta mbyllur 2018 si numri 2 i botës.

Gjithsesi ai do të kthehet në fushat e lojës pa hyrë 2019 pasi do të marrë pjesë në turneun e ekzibicionit në Mubadala të Abu Dabit ku ai ka mundur të fitojë 4 herë.

‘Nuk mund të jem i lumtur për 2018 sepse kam përjetuar momente të vështira-tha nadal-rezultatet ishin shumë të mira në kohën kur munda të luaja, por kam zhvilluar shumë pak turne për shkak të problemeve fizike. më shumë kam humbur kundrejt dëmtimeve sesa ndaj rivalëve të mi. Nuk besoj se kanë të bëjnë kilometrat e përshkuara, pasi edhe kur isha më i ri kam pësuar dëmtime. Natyra më ka dhënë shumë virtyte, por edhe defekte e dëmtime sidomos në gju e në këmbë. tani jam në një gjendje më të mirë se vitin e kaluar kur e kisha thuajse të pamundur të qëndroja në këmbë e të stërvitesha’.

sfidanti.al