Nejmar kthehet te Barcelona? Zbulohet klauzola që e mundëson

Prej kohësh po flitet për dëshirën e Nejmarit për t’u transferuar te Barcelona. shpesh Paris sën zhermeni ka përgënjeshtruar këto zëra, por së fundmi duket se ka dalë në dritë ekzistenca e një klauzole në kontratën e futbollistit me klubin transalpin dhe ajo që e zbuloi këtë ishte e përditshmj a AS. Sipas kësaj klauzole që hyn në fuqi  në verën e vitit 2020 Nejmar mund të largohet nga kampionët e Francës nëse klubet e interesuar paguajnë për të shifrën e 160 milione eurove.

Është kjo një shifër shuimë më e uklët nga ajo prej 222 milionë eurosh që Paris Sën Zhermeni pagoi në 2017 për ta marrë nga barcelona dhe që mund të joshë shumë klube evropiane që e ëndërrojnë brazilianin, vetëm se ky i fundit ka të tjera ide në kokën e tij, kthimin te Barcelona, klub të cilin ai e konsideron si shtëpinë e tij.

Nga ana e tij Paris Sën Zhermeni duket se po i bën përpjekjet e tij për të mbajtur 25 vjecarin, por mund t;ia dalë mbanë vetëm për sezonin e ardhshëm pasi në 2020 asnjë klubi nuk do t’i duhet të nisë tratativat me drejtuesit e Paris Sën Zhermenin pasi do të mjaftohet me pagesën e klauzolës së Nejmarit për ta siguruar shërbimin e tij.

sfidanti.al