Mrekulli në Ditën e Falenderimeve, Italia mund SHBA-në në Kupën Dejvis!

Arrihet gjysmëfinalja pas 8 vitesh dhe kjo gjë realizohet përballë kundërshtarit më të fortë. Italia mbërriti ndër katër më të mirët në Kupën Dejvis pas fitores kundër SHBA-së, që është ekipi me rekordin e titujve, plot 32. Suksesi ishte 2-1 me fitore pasi Lorenco Sonego mundi Tiafonë, Muzeti u mund nga Fric, ndërsa italianët fituan dyshet. Në gjysmëfinale janë edhe Australia e Kroacia që do të ndeshen me njëri-tjetrin.

Sfidanti.al