Të urryerit Glejzër “po e thyejnë qafën” dhe ky është në vetvete një lajm tepër i madh. Tifozët e Mançester Junajtidit janë të lumtur që miliarderët amerikanë po largohen e do t’i shesin aksionet, por po ashtu janë në “qiellin e shtatë” që pretendent për t’i blerë është kompania gjigande amerikane “Ejpëll” (Apple). Kompania më e madhe teknologjike e botës, një nga 5 më të mëdhatë në SHBA, ka shfaqur interesin për të investuar tek “djajtë e kuq”, duke modernizuar “Old Trafordin” e duke forcuar ekipin. Gjithsesi, kjo histori tifozëve u duket kaq e bukur saqë ata nuk e besojnë dot si të vërtetë.
Sfidanti.al