MotoGP, WADA kundër Iannones; kërkon 4 vjet skualifikim për italianin

Rikthimi në gara i Andrea Iannones rrezikon të komplikohet. Agjencia Botërore Antidoping prezantoi në Gjykatën e Arbitrazhit sportive  një apel për sanksionimin e pilotit italian të MotoGP duke kërkuar rritjen e kohës së pezullimit të tij nga 18 muaj në 4 vjet

Ishte vetë CAS që e komunikoi lajmin teksa bëri të ditur se për momentin nuk është fiksuar asnjë datë për seancën dëgjimore dhe  dhe se koha e procedurave është drejt përcaktimit. CAS ka regjistruar gjithashtu edhe apelin e Iannones që ka kërkyar anulimin e vendimit për dënimin e tij.

Iannone u pezullua në 17 dhjetor pasi rezultoi pozitiv me steroid anabolizant Drostanolon dhe pas 3 muajsh Gjykata Ndërkombëtare Disiplinore e FIM e dënoi me 1 vit e 6 muaj pezullim. Në vendim pranohej se pozitiviteti i Iannones ishte për shkak të helmimit ushqimor, një interpretim që sigurisht nuk e bindi ËADA që është e vendosur të kërkojë dënimin maksimal për pilotin e Aprilias.

Sfidanti.al