Jamaha do të ketë shërbimin e Valentino Rosit edjhe për vitin 2019. lajmi nuk është zyrtarizuar ende, por menaxheri i skuderisë Lin Xhervis e la të kuptohet se kjo do të ndodhë shumë shpejt në një intervistë për motogp.com
‘Nuk është ende zyrtare, por mund të them se Rossi do të qëndrojë me ne edhe në 2019, megjithësë ne preferuam të prisnim testet apo edhe zhvillimin e ndonjë gare për të mbyllur përfundimisht cështjen e marrëveshjes për rinovim-tha Xhervis-Valentino ka dëshirën për të vazhduar të garoje, por për momentin nuk është e qartë nëse ai do të firmosë për 1 apo 2 vjet’
Kjo deklaratë e Xhervis do të thotë se edhe në vitin 2019 dyshja e pilotëve të Jamahës do të jetë e formuar pikërisht nga Rosi dhe Vinjales duke qenë se spanjolli ka arritur marrëveshjen me Yamahën për rinovimin e kontratës për 2 sezone të tjera.
sfidanti.al