Hari Keini hyri mbrëmë në historinë e Champions-it me golin që shënoi kundër Juventusit. Ai shënoi golin e 7-të, gjatë këtij sezoni në Champions, duke barazuar, kështu, Stiven Xherardin. Këta janë, deri tani, të vetmit dy lojtarë anglezë që kanë arritur këtë shifër në një sezon të Ligës së Kampioneve. Por sifoqoftë, Keni u bë futbollisti i parë në historinë e këtij konkurrimi që ka shënuar nëntë gola në nëntë ndeshjet e tij në Champions.
Keini, në ndeshjen e Torinos, kaloi Ronaldinjon, Drogban, Kostën dhe Inzagin që kanë shënuar një gol më pak. Po ashtu, Keini ka shënuar 33 gola, gjithsej, në të gjithë konkurrimet, më shumë sesa çdo futbollist tjetër në Evropë
Sfidanti.al