Mark Markez triumfon edhe në Cmimin e Madh të Gjermanisë duke siguruar suksesin e pestë sezonal. Piloti spanjoll i Hondës u shfaq dominues në pistën e Zahzeringut që nga xhiroja e parë e deri tek e fundit duke e kaluar i pari vijën e finishit të garës duke lënë pas bashkëkombasin e tij Maverik Vinjales me Jamaha në vendin e dytë dhe Kal Kraclou në të tretin.
Që në fillim u duk se gara e Gjermanisë nuk do të kishte histori pasi askush nuk do të ishte në gjendje që t’i përgjigjej forcës së Mark markez. Piloti, 7 herë kampion i botës u argëtua në pistën e Zahzeringut që mesa duket e ka kthyer në parkun personal të lojërave duke qenë se këtu ai arriti fitoren e 10 radhazi, dicka që e ka arritur edhe përsa u përket pole positionëve
Katalanasi e mori kryesimin e garës që në xhiron e parë dhe menjëherë filloi të vrasë atë duke shfaqur një ritëm të paarritshëm për pilotët e tjerë duke regjistruar xhiro të shpejta të njëpasnjëshme dhe duke shfaqur një superioritet carmatosës.
Në fund Markez e kaloi vijën e finishit me krahët e kryqëzuara si për të treguar se për të kjo garë ishte shumë e lehtë. Vendi i dytë për Maverik Vinjales, ndërkohë që në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Kal Kraclou që nuk e shihte veten mes 3 më të mirëve që në garën e parë të Botërorit në Katar
Petrucci e Doviciozo zhvilluan një duel mes tyre për vendin e katërt që është shumë pak për pretendimet e Dukatit për titullin botëror, ku ai që e fitoi këtë duel ishte pikërisht Petruci. Akoma më e komplikuar ishte gara për Valentino Rosin që pas 3 tërheqjeve radhazi, u detyrua të kënaqej me vendin e 8.
Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Mark Markez vijon arratinë drejt titullit të radhës për pilotë pasi e thellon diferencën me Doviciozon e vendit të dytë në 58 pikë pasi ngjitet në kuotën e 185 pikëve. Në vendin e tretë është Danilo Petruci me 64 pikë më pak se katalanasi.
sfidanti.al