Jurgen Klop në Bundesligë apo te Gjermania? Asnjëherë nuk i dihet

Le ta themi që në fillim se do të jetë e vështirë, tepër e vështirë. Një Jurgen Klop trajner në Bundesligë, apo në stolin e Gjermanisë nuk përjashtohet si mundësi nga agjenti i tij, Mark Kosicke, po padyshim që nuk duket kaq e afërt. Trajneri i Liverpulit është një “mbret” në “Anfild”, sidomos tani pas fitimit të Championsit, me kontratën që i përfundon në 2022. Si për koincidencë, edhe kontrata e Joakim Lëvit me Federatën Gjermane përfundon në 2022, pra mund të kemi ndonjë lëvizje?

“Bundesliga dhe kombëtarja gjermane janë një mundësi për Jurgenin, – tha agjenti i tij, – por, është e vështirë të thuhet se kur mund të ndodhë. Liverpuli kërkon që të zgjasë kontratën, ndërsa në klub është rikthyer besimi”. Agjenti i Klopit thotë se nuk është e lehtë të marrësh një trajner, që i ndryshoi vlerën një klubi si Liverpuli, nga rreth 900 milionë paundë stërlina në rreth 2.8 miliardë paundë. Klop gjithnjë ka pëlqyer të jetë gjatë në stol me skuadrat e tij, pasi tek Mainci ishte nga 2001 deri në 2008, dhe tek Dortmundi nga 2008 deri në 2015.

Sfidanti.al