Edhe kjo mungonte që të ndodhte. Klaudio Xhentile ka qenë një nga mbrojtësit më të ashpër të botës, por me kombëtaren e Italisë dhe me Juventusin mori gjithsej vetëm 1 karton të kuq. Kjo ndodhi në kupat e Europës në 1978 ndaj Bryzhit, madje jo karton i kuq direkt, por dy kartonë të verdhë. Njeriu që shkaktoi 11 ndërhyrje të gabuara vetëm në pjesën e parë ndaj Maradonës, në ndeshjen e Kupës së Botës 1982, del se është më pak i përjashtuar sesa … Lionel Mesi.
Kapiteni i Argjentinës mori kartonin e dytë të kuq në karrierë me kombëtaren, në ndeshjen ndaj Kilit për vend të tretë në Kupën e Amerikës, ndërsa të kuqin e parë e pati marrë në debutim, në vitin 2005. Xhentile, në të kundërt, pavarësisht lojës së tij të ashpër dhe emrit të keq, nuk mori asnjë karton të kuq me Italinë, ndërsa u përjashtua vetëm një herë me Juventusin.
Sfidanti.al