Ndalesa e radhes se Boterorit te MotoGP do te jete ne Brno te Cekise. Eshte nje gare qe merr vlere te veçante per kampionin e botes ne fuqi, Mark Markez pasi eshte e 100 per ne klasin e MotoGP.
Bilanci eshte i frikshem per 25 vjecarin e Hondes qe eshte ne klasin mbreteror te ketij kampionati prej 5 vitesh; 40 fitore, 70 podiume, 48 pole position e 42 xhiro te shpejta. Por ajo qe ka me shume rendesi eshte se Markez ka fituar edhe 4 tituj boterore dhe kete vit mund ta coje kete shifer ne 5 duke pare se diferenca me ndjekesin me te afert, Valentino Rosin eshte 46 pike. Megjithate Markez preferon te tregohet i kujdesshem dhe jo euforik per kete fakt.
‘Kundershtaret tane jane te shpejte ne te gjitha pistat-tha Markez-por ne po punojme shume mire dhe duhet te vazhdojme ne kete rruge. Ne Brno shkoj duke mos e menduar avantazhin e krijuar. Per mua do te jete sikur te jete gara e pare e sezonit kur te gjithe jane me 0 pike. Synimi eshte per te fituar, por nese rrethanat nuk do te na lejojne atehere do te kerkojme te marrim me te miren e mundshme’.
Sfidanti.al