Ç’bujari e Diego Simeones, ofron 40 milionë euro për të birin Xhovani!

Atletiko e Madridit ofron 40 milionë euro për angazhimin e Xhovani Simeones nga Fiorentina. Sigurisht se ky nuk është ndonjë lajm kushedi se çfarë, nëse trajner i këtij ekipi spanjoll nuk do të ishte Diego Simeone dhe oferta nuk do të ishte për të birin e tij.
Sidoqoftë, në futbollin evropian nuk ka sentimentalizma dhe ata të dy, babë e bir, e dinë mirë këtë, por Xhovani Simeone është një nga sulmuesit me të talentuar në Serinë A. Më 2016, ai u shpërngul për vetëm 3 milionë euro nga ekipi argjentinas, Boka Juniors, për te Xhenova, ku ai tregoi talentin e tij të madh që zotëron dhe më pas ai shkoi te Fiorentina, tek e cila ai, gjatë sezonit të kaluar, zhvilloi një sezon të kaluar mjaft të mirë, ndërsa tani pret që të transferohet për tek Altetiko e Madridit.
Sfidanti.al