MotoGP, Markez fiton sërish; tani në Filip Ajlënd në Australi

Mark Markez nuk ndalet më dhe regjistron fitoren e 5 radhazi në këtë Botëror të MotoGP të cilin e ka dominuar që nga fillimi i tij. Në Filip Ajlend, piloti i Hondës përfitoi nga rrëzimi i Maverik Vinjales për të siguruar me lehtësinë më të madhe suksesin e 11 sezonal. Në vendin e dytë u rendit Kal Kraclou, ndërsa në të tretin, Xhek Miller.

Markezit i mjaftoi të qenit në krye të garës vetëm për një xhiro, pikërisht atë të të fundit që ishte edhe vendimtarja. Spanjolli tregoi se ka mësuar të bëjë mirë llogaritë dicka që nuk bën gjë tjetër vecse nxin akoma më shumë skenaret e së ardhmes për rivalët e tij. Në Filip Ajlënd u pa një garë e cuditshme që nisi me provat kualifikuese që nuk u zhvilluan të shtunën për shkak të motit të keq, prova që u dominuan nga Yamaha me Vinjales në pole position që la pas Kuartararo, Rossin e më pas Markez.

Xhirot e para janë spektakolare me 10 pilotë që janë shumë pranë njëri-tjetrit ndërkohë që kishte parakalime në cdo kthesë. Pas 10 xhirove, Vinjales dhe Markez shkëputen dhe bëjnë një garë më vete dukem krijuar një distancë të madhe me kal Kraclou dhe garuesit e tjerë që ishin me një ritëm më të ngadaltë se dy kryesuesit. në këtë mënyrë arrihet në xhiron e fundit, Markez kalon Vinjales në pjesën e drejtë të pistës, me këtë të fundit që nuk është dakord dhe tentoi të rimarrë kryesimin ndaj bashkëkombasit të tij, por në kthesën 9 rrëzohet dhe i thotë lamtumirën edhe podiumit. Për kampionin e botës erdhi fitorja e 11 sezonale, e 5 radhaz, e 81 në karrierë dhe 55 me Hondën duke iu shkëputur Mik Duhan.

sfidanti.al