MotoGP, Lorenzo jashtë garës së Holandës, u kthye në shtëpi

Horhe Lorenco është kthyer në shtëpinë e tij në Lugano ku do të nisë fazën e riaftësimit pas rrëzimit të frikshëm të pësuar në provat e lira të Cmimit të Madh të Holandës. Piloti nga Majorka pësoi frakturë në vertebrën e 6 lombare dhe një mikrofrakturë në të 8.

Për spanjollin e Hondës është parashikur një qëndrim prej 3-4 javësh jashtë pistave të garës që do të thotë se mungesa e tij në garën e Zahzeringut që do të zhvillohet në 7 korrik është e sigurt për t’u kthyer në gara pas periudhës së pushimeve në Cmimin e Madh të Cekisë në Brno në 4 gusht.

Ndërkaq Honda i dedikoi Horhe Lorencos një mesazh inkurajimi; një tabelë ku shkruhej: ‘Kthehu më i fortë’ që ishte e vendosur në motorin e tij, ndërkohë që ka filluar kërkimet për gjetjen e një zëvendësuesi të tij për garën e Gjermanisë, ndërkohë që në atë të Holandës askush nuk do të marrë vendin e tij

sfidanti.al