Sponsorët teknikë si Adidas, Nike apo Puma kanë një peshë të konsiderueshme në financat e klubeve të futbollit, sidomos kur ato janë shumë të suksesshme dhe fitojnë shumë trofe. Për këtë mjafton të shohësh kontratat e nënshkruara prej tyre që janë me shifra të jashtëzakonshme, madje më të larta se ato që klubet kanë firmosur me sponsorët kryesorë të tyre emrat e të cilëve i kanë në fanelat e lojtarëve.
Vetëm një ditë më parë Paris Sën Zhermeni rinovoi kontratën me Nike deri në vitin 2032 dhe mësohet se nga kjo kontratë e re parizienët do të përfitojnë 80 milionë Euro duke u bërë klubi i katërt në Evropë që përfiton më shumë nga sponsori i tij teknik.
Në këtë pikë rekordin vazhdon ta mbajë Barcelona që në 2016 rinovoi kontratën me Nike deri në 2028 nga e cila përfiton 155 milionë Euro në vit. Menjëherë pas katalanasve, në vendin e dytë është një tjetër gjigand spanjoll, Reali i Madridit që në muajin maj të këtij viti rinovoi me Adidas deri në 2028 me një përfitim prej 120 milionë Euro në vit.
Podiumin e plotëson Mancester Junajtid dhe kontrata e tij me Adidas për 95 milionë Euro në vit. Djajtë e Kuq, pasohen sic e thamë nga Paris sën Zhermeni në të katërtin e Mancester Siti në të pestin me kampionët e Anglisë që lanë Nike për të firmosur me Pumën deri në 2029 për 75 milionë Euro në vit.
sfidanti.al