Kalendari I Botërorit të MotoGP të vitit 2020 është konfirmuar zyrtarisht dhe nuk ka ndryshime nga ai provizor I publikuar në muajin dhjetor. Sezoni I ri do të nisë në Katar në 8 mars për të gjitha kategoritë, përfshi këtu edhe Moto E, ndërsa gara e fundit si zakonisht do të mbahet në Valencia në 15 nëntor. Në Itali janë parashiukuar dy gara; në 31 maj në Mugello dhe në 13 shtator në Misano. Një ndër risitë kryesore të Botërorit të MotoGP të këtijk viti është përfshirja në kalendar I garës së Tajlandës në Buriram që do të jetë gara e dytë e sezonit në 22 mars. Një tjetër risi është edhe përfshirja e Cmimit të Madh të Finlandës që do të zhvillohet në 12 korrik, përpara nisjes së pushimeve verore.
Kalendari I plotë I MotoGP
Katar: 6-8 mars; Tajlandë: 20-22 mars; SHBA 3-5 Prill; Argjentinë; 17-19 prill; Spanjë: 1-3 maj; Francë: 15-17 maj; Itali: 29-31 maj; Katalonja: 5-7 qershor; Gjermani: 19-21 qershor; Holandë: 26-28 qershor; Finlandë: 10-12 korrik; Çeki: 7-9 gusht; Austri: 14-16 gusht; Britani: 28-30 gusht; San Marino: 11-13 shtator; Aragon: 2-4 tetor; Japoni: 16-18 tetor; Australi: 23-25 tetor; Malajzi: 29 tetor-1 nëntor; Valencia: 13-15 nëntor.
Sfidanti.al