Victor Moses është zyrtarisht një futbollist I Interit, më në fund. Mesfushori nigerian me tipare sulmuese mbërriti ditën e hënë në Milano ku kreu vizitat mjekësore të martën, por për zyrtarizimin e tij u prit deri këtë të enjte pasi në ditët e fundit avokatët e futbollistit zgjidhën edhe detajet e fundit burokratike që kishin të bënin me transferimin e futbollistit nga Turqia për në Itali dhe vetëm këtë të enjte Fenerbahce dha lejen për kalimin e Moses me huazim me Interit që në fund të sezonit ka të drejtën e blerjes për kartonin e tij për 12 milionë Euro.
Victor Moses që do të mbajë fanelën me nr.11 do të mundësojë rritjen e cilësisë në sulmin e Interit në krahë pasi ka fuqinë dhe mentalitetin ofensiv. Ai mund të bëjë debutimin e tij që të dielën në ndeshjen që Intero do të luajë ndaj Cagliarit, por me siguri ndeshjen do ta nisë nga stoli.
‘Është një nder për mua të jem një futbollist I Interit-ishin fjalët e para të Moses si zikaltër-falenderoj të gjithë për pritjen e bërë dhe mezi pres të nis të luaj. Të punoj sërish me Conten është një mundësi që më bën shumë të lumtur. Fola me të dhe më shpjegoi projektin e klubit dhe unë dua të jem pjesë e tij, jam I kënaqur që erdha këtu. Do të jap maksimumin, do të ndihmoj skuadrën’.
Sfidanti.al