‘Xhevahir’ në krizë, Caballos dështon në Londër; kërkon largimin

Aventura e Dani Ceballos te Arsenali duket e përfunduar. Spanjolli, që kaloi të skuadra londineze në formë huazimi nga Reali I Madridit, I kërkoi skuadrës merenges që të kthehet në bazë për të kaluar në një klub tjetër.  Në fakt paraqitja e Ceballios në Londër nuk I respektoi pritshmëritë, kjo edhe për shkak të një dëmtimi që e mbajti atë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Në fakt Ceballos nuk luan një ndeshje me Arsenalin që nga 6 nëntori e për më tepër ai nuk ka zbritur në fushën e lojës për asnjë minutë që nga momenti që drejtimin e Topcinjve e mori Mikel Arteta.

Kështu që Ceballos që dëshiron të jetë I pranishëm në Evropianin e këtij viti me përfaqësuesen spanjolle nuk dëshiron që pjesën e ,mbetur të sezonit të rrijë në stol dhe të humbasë këtë mundësi. Kjo shtyu atë t’I kërkojë Realit të Madridit që të nisë bisediumet me Arsenalin e të kërkojë një tjetër skuadër për të.

Se cili do të jetë destinacioni I ri I spanjollit në këtë moment është e pamundur që të thuhet, por Reali I Madridit me siguri do të studiojë të gjitha ofertat që do të vijnë për të me synimin që për momentin ta japin Ceballos me huazim me të drejtë blerjeje. Skuadra e parë që ka shfaqur interesin ishte Valenca, por situata e krijuar mund të bëjë që Milani të rihyjë në skenë duke qenë se e donte Ceballos edhe gjatë muajve të verës.

Sfidanti.al