Mejuedhëri ka përpara syve vetëm dollarë: Tifozë, paguani që të më flisni!

Shumë sportistë të njohur në botë kanë zgjedhur disa mënyra për t’u lidhur me tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale, apo për të folur me njëri-tjetrin. Maria Sharapova dha numrin e telefonit, e po kështu edhe të tjera, ndërsa Flojd Mejuedhër ka gjetur një formë krejt të veçantë. Ai ka bërë ofertën e tij prej 1 200 USD, që duhet të paguhen nga secili tifoz i tij personal që do të dëshirojë të lidhet me të në rrjetet sociale. Me gjasë do të ketë nga ata “të përcëlluarit” që do t’i paguajnë, e pastaj do të ndihen sikur kanë takuar Jezu Krishtin, ndërsa për ish-boksierin profesionist amerikan të peshave të mesme, kjo nuk është aspak gjë e padëgjuar. Ai del shpesh në foto me tufa të kartmonedhave të gjelbërta, flet shpesh për fitimet e tij, dhe nuk pranon ndeshje ku të mos fitojë 100 milionë USD.

Sfidanti.al