Mejuedhër hap “dyqan” në Londër, nuk flet për Mekgregorin!

Flojd Mejuedhër Xhunior do të thotë biznes. Kjo është gjëja që pëlqen më shumë dhe që e bën mirë. Pasi fitoi shumë në ring, boksieri i tërhequr amerikan ka vendosur të jetë kampion edhe në fushën e organizimit të ndeshjeve, dhe ka gjetur “ringun” e tij të ri, Londrën. Kampioni i pathyer i peshave të mesme të boksit profesionist u paraqit në konferencë shtypi në kryeqytetin britanik me rastin e prezantimit të ndeshjes Dejvis-Uolsh, duel që do të zhvillohet pikërisht në Londër.

“Unë do të sjell disa superndeshje në Mbretërinë e Bashkuar, – tha ai, – ndeshjet më të bukura të boksit do t’i sjellim më Londër, pasi ju tifozët e këtushëm jeni të jashtëzakonshëm. Ju keni bërë mrekullira në 10 vitet e fundit, jeni bërë shumë të rëndësishëm dhe nuk mund të anashkaloheni. Këtë vit do të zhvillojmë edhe 3 ndeshje të tjera në Britani”.

Në një moment, njëri nga boksierët, Uolsh, tha se “askush nuk është i pathyeshëm”, ndërsa Mejuedhër buzëqeshi dhe ndërhyri:” Unë jam i tillë”. Kompania e Mejuedhërit do të konkurrojë me promotorë të mëdhenj si Frenk Uorren dhe Edi Hern. Gjithsesi, amerikani 40-vjeçar që ka bilancin 49-0, nuk tha asnjë fjalë për ndeshjen e tij të pritshme ndaj kampionit të arteve të përziera marciale, Konor Mekgregor.

Sfidanti.almejuedher sikur bokson