Alibia për hetimin e gazetarëve dhe “Mbreti lakuriq”

Te hetohen gazetaret – tha trajneri i Skenderbeut  javen e kaluar. Kjo sipas tij sepse kane aluduar per nje tolerim te Vllaznise ne ndeshjen e fituar lehtesisht nga Skenderbeu ne Shkoder. Ne fakt rezultoi nje fitore shume e lehte, edhe pse Skendebeu i ka mundesite te fitoje me Vllaznine pa patur nevoje per ndihmen e  askujt. Por nuk eshte ketu thelbi i çeshtjes, sespe nuk duhet te biem ne batakun e luftes me njeri- tjetrin dhe duke vepruar kesisoj, i japim kohe e fusheveprimi personave qe jane te interesuar qe gjerat te mbeten pezull ne kete derexhe ku jane. Qellimi i atyre pak njerezve qe kane moralin dhe integritetin te merren me kete sistem te prishur e te deformuar nuk eshte qe te sulmojne skuadra ose persona te caktuar.

Ne e dime shume mire te gjithe, se kush me pak apo kush me shume, te gjithe jane perfshire ne kete prishje te gares. Mbase jo direkt, mbase disa here duke u bere edhe viktima te kesaj loje te mbrapshte. Qellimi duhet te jete ai i te denoncuarit  fort te asaj se çfare po bejne disa individe, sepse ketu behet fjale  vetem per interesat e disa individeve ne kurriz te te gjitheve, te deformimit qe po i behet gares ne veçanti dhe futbollit ne pergjithesi. Keta individe po ja marrin shpirtin lojes se shkrete ne te gjitha nivelet dhe komponentet e tij. Në futbollin amator qe po e mpakin nga dita ne dite, ne futbollin e moshave qe eshte ku thërret kiameti e ne meshire te fatit ,ne kategorite e ndryshme e ne Superlige ku caktohen,  pa filluar gara akoma, se kush do dali kampion e kush do bjere nje kategori me poshte. Apo ekipet kombetare qe i kane kthyer ne nje superstrukture te perdorshme te ndeshjeve nga poshte e deri lart. Apo  vete institucioni i futbollit qe eshte bere edhe prapavija e partise politike kur e therret nevoja.

A e kupton trajneri i Skenderbeut qe ketu nuk behet fjale per nje fitore meskine te skuadres se tij apo edhe ndonje rast tjeter te ngjashem? Une shpresoj shume qe ta kuptoje kete, sepse perndryshe i bie qe te jete leve e sistemit, i perdorur nga sistemi, ose palë me sistemin. Pale me nje sistem i cili ka deformuar çdo vlere, ku nuk dihet vlera reale e skuadrave, ku nuk matet dot aftesia reale dhe profesionale e trajnereve, ku lojtaret jane kthyer ne aktore te nje shfaqjeje  pa besim, ku klubet vuajnë të shfaqin vlere reale ne treg, madje vazhdojne te zhvleresohen nga java ne jave. Dhe per ironi te fatit ,te gjithe keta aktore ngelen ne fund te dites te varfer e te varur. Edhe sikur denoncimet qe vijne nga gazetare apo persona te tjere te komunitetit te jene te gabuara apo pa vend, perseri ne nje sistem te prishur moralisht, kemi shume nevoje per zera kundër, per denoncime te fenomeneve negative qe per hir te se vertetes jane ne mazhorance ne raport me anet pozitive.

Te vetmit qe fitojne nga ky sistem dhe presioni ndaj opozitareve  jane mbreti me oborrtaret, por edhe ndonje zgjatim i tyre neper klube apo gjetke. Dhe i gjithe komuniteti i futbollit tashme shpreson qe si ne perrallen e Andersenit “Mbreti Lakuriq”, ku ishte nje femije i vogel dhe i pafajshem  qe foli per lakuriqesine e mbretit, te ndodhe e njejta gje. Vetem se ky mbreti jone eshte shume i sprovuar me zera te veçuar qe i ngrihen here pas here kundra. I izolon shume me marifet dhe ia ndërsen ushtrinë qe e ka gati per cdo rast. Lakuriqesia e tij do nje kthjellim dhe ndergjegjesim te klubeve dhe anetareve te familjes se futbollit. Nje vullnet per t’i dhene fund nje sistemi ku te fitoje vetem njëri,  vullnet per te ngritur nje sistem i cili ka garen e vertete ne cdo qelize te funksionimit te tij.  Nje sistem ku fitojne te gjithe ne raport me investimet qe kane bere. Mos ju duket utopi, eshte vetem nje hap larg e gjitha kjo. Si fillim hiqni perden qe ju ka veshur syte dhe shikojeni qe mbreti eshte komplet lakuriq.

 

Ben Kulla