Media e huaj tallet me ne: Komedi shqiptare basketbolli!

Fitorja super e thellë e Tiranës ndaj Flamurtarit të Vlorës, 207- 42 (47-9, 53-4, 63-9, 44-20), duke pasur parasysh rezultatin e pazakontë, të denjë për në Librin Gines, është komentuar edhe nga media rajonale. “Lajmi për rezultatin e shënuar 207-42 në ndeshjen Tirana – Flamurtari të kampionatit shqiptar të basketbollit për meshkuj bëri për të qeshur të gjithë dashamirësit e basketbollit në rajon, duke menduar se kjo ishte një shaka 1 prilli, ditën e gënjeshtrave. Por, jo ky është një rezultat real dhe ndeshje reale që u luajt, në fakt, pikërisht, më 1 prill. Madje, në një rast, Tirana e udhëhoqi ndeshjen 100-13, ndërkohë që nëntë basketbollistë të saj shënuan, secili, mbi 20 pikë!”, vinte në dukje portali kryesor maqedonas, Time.mk

sfidanti.al