Si vijon shuplaka europiane..! Nje trajner pas çdo ndeshje, qofte fitore apo humbje, pavaresisht asaj qe shpreh me gjeste apo fjale, tjeterkund dhe tjeterkend, mendon dhe analizon. Ka trajner racional dhe emotiv, te rrembyer dhe te permbajtur, social dhe distant, por nje gje standarte i bashkon. Analiza dhe konkluzionet, sigurisht dhe krejtesisht subjektive, pas nje ngjarje sportive. Nese per nje moment te caktuar do të presupozonim ” Super-presidentin” tone, si strategun e gjithe ngrehines dhe brendise qe konkuroi me guxim për UEFA-s, humbja nuk është vetëm humbje.. Ndjese qe luftoi i vetëm dhe i paepur deri ne fund, kunder bukeshkaleve europiane, per ate karrige te bekur dhe te mirepaguar. Natyrshem lind pyetja që vlen 500.000 euro: Valle a ka mbajtur shenime te superblloku me super- stilolapsin, ndersa thithte superpuron? Po, po duhen ditur emrat e faqezinjve, te paafteve, fajtoreve, qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre i prishen imazhin superfitues. Madje dhe më keq akoma, deformuan prej smires dhe xhelozise punen disa mujore, per te miren e perbashket te futbollit.
. Jam kurioz shume, shume. Jam kurioz per faktin, se dua te jap kontributin tim personal dhe free ( pa pagese), bile-bile do punoj dite e nate, qe keta buthecë të fjalës t’i demaskojme sa me pare, sipas stilit tradicional. President, nderkohe, mos u merzit, nuk ke humbur asgje. Ai eshte vendi i qoftelargut, ai eshte institucioni i degjenerimit. I harrove dënimet dhe vendimet, sanksionet dhe gjobat qe kemi marre???. Nuk te meritonin!!! Denime, sanksione, ofendime, sharje, perbuzje, gjoba, madje dhe mosdhenie rrogash!. S’ke ç’bën, s’i ka mbajtur goja, jane fjale te fjalorit tend personal. Ata nuk te zgjodhen, sepse paten frike prej teje, nuk e kupton kaq pakogje. Ti ishe me i mire seç duhej per ta dhe një ditë mund t’u haje kokën edhe atyre. Prandaj te lutem, si nje trajner largpames dhe strateg qe je, fillo analizen e humbjes. Cili repart çaloi, financat, këshilltarët , asistenca permanente, apo media jone qe te coptoi imazhin. Apo ata dreq tifozesh mosmirenjohes ne ndeshjen e parafundit. Te lutem bej listen, te ndihmoj edhe une… kjo është lista e vertete dhe jo ajo e triumfit në Europian.
Nese mundem, sepse e kam shpirtin e vrare nga kjo shuplaka e fundit, nje sygjerim. Beje listen!!! Lista jote duhet te jete turbulluese, sepse ke fatin e madh, te ngresh gishtin e fajit mbi kedo dhe cdo gje. Besniket e tu do te te kuptojne, servilet gjithashtu, por te lutem mos nguro. Njerzit po mbajne frymen, cila koke do pritet? Ne perfundim, do te te lutesha vetem per nje gje tjeter. Pyet rreth e qark, pyet pa droje, pyet dike me koken plot, veçse asnjë nga ata qe more me vete neper odisete e tua, pyet dhe shif pasqyrimin tend kur ecen diten me diell: e meritoje gjithe kete turp? Tersi i madh duhet larguar, sikur ka kohe qe te ndjek. President, gjej nje sheronjes të të yshte se shuplaka që s’u pa erdhi edhe nga kufizimi i mandateve. Një kurë per te sheruar veten tende por edhe te gjithe futbollin shqiptar, i cili një shkrepse do që të falë edhe 5 minuta zi në ndeshjet e javës..!
Ben Kulla