Më së fundi…Toni Kukoç hyn në “Shtëpinë e të lavdishmëve”

Legjenda e basketbollit jugosllav dhe kroat, Toni Kukoç, gjatë një ceremoni që u zhvillua, ditët e fundit, në Gjenevë, u pranua në “Shtëpinë e të lavdishmëve” të Federatës Botërore të Basketbollit (FIBA), duke u bërë, kështu, basketbollisti i tretë nga Kroacia, të cilit i bëhet ky nder. Para tij, në “Shtëpinë e të lavdishmëve”, janë pranuar basketbollistët Drazhen Petroviç dhe Kreshimir Qosiç, si edhe trajneri Mirko Novosel.

Krahas Kukoçit, në “Shtëpinë e të lavdishmëve” të basketbollit botëror, hynë legjenda e basketbollit amerikan, Shakil O’Nil, Pero Kameroni nga Zelanda e Re, Miki Berkoviç nga Izraeli, trajneri serb Dushan Ivkoviç, Razija Mujanoviç nga Bosnja-Hercegovina, Sandis Valters nga Letonia, si edhe ekipi amerikan “dream team”.

Kroati Toni Kukoç është zotërues i një numri të madh medaljesh në konkurrimet më të rëndësishëm. Ai ka fituar tri unaza kampioni të ligës amerikane NBA, ndërkohë që, me përfaqësuesen e Jugosllavisë, ai fitoi medaljen e artë në Mundobasketin e Argjentinës, më 1990.

Sfidanti.al