Felipe Masa tërhiqet përsëri nga garat e Formula 1, vetëm se këtë radhë nuk ka më kthim prapa për brazilianin. Vetë piloti 36 vjecar e ka komunikuar largimin e tij nga ky kampionat në të cilin u kthye në fillim të këtij viti për të qenë sërish pjesë e skuadrës Uilliams.
Massa e deklaroi tërheqjen nga Botërori i Formula 1 edhe në fund të vitit të kaluar por pas disa muajsh iu rikthye për të zëvendësuar Valteri Botas te Uilliams me finlandezin që shkoi te Mercedes për të marrë vendin e kampionit të botës në Formula 1 Niko Rosberg që në mënyrë të befasishme konfirmoi largimin përfundimtar nga ky kampionat.
Felipe Massa shënon 11 fitore në Botërorin e Formula 1 me Ferrari, ndërsa në vitin 2008 ai rezultoi nënkampion i botës pas Ljusi Hamilton që ia rrëmbeu suksesin në metrat e fundit. Fitorja e tij e fundit ishte pikërisht ajo e 2008 në Interlagos ku e humbi edhe titullin kundrejt britanikut.
Felipe Massa e nisi karrierën e tij në Formula 1 me skuadrën Sauber ku ai tregoi aftësitë e tij. Në vitin 2006 ai u bë pjesë e Ferrarit përkrah Mikael Shumaker me brazilianin që e mbylli kampionatin në vendin e tretë në klasifikimin për pilotë. Ai qëndroi te Kokëkuqja italiane deri në vitin 2013 duke bashkëpunuar me Kimi Raikonen dhe Fernando Alonson dhe sërish me Raikonen. Në vitin 2014, Massa kaloi te Uilliams duke e ndihmuar këtë skuadër të renditjet e treta në klasifikimin për konstruktorë, gjë që u përsërit edhe në 2015.
sfidanti.al