Kostas Manolas nuk do të luajë ndeshjen e parë të playoffit për fazën finale të Botërorit 2018 që Greqia do të luajë ndaj Kroacisë. Federata Ndërkombëtare e Futbollit e ndëshkoi me një ndeshje pezullim pasi sipas saj futbollisti grek e mor me qëllim kartonin e verdhë në ndeshjen me Qipron.
Manolas u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 90 për humbje kohe në mënyrë që ai të kryente pezullimin në ndeshjen e fundit në grup me Gjibraltarin dhe të ishte i pastër për pëballjen me kroatët. Por kjo lëvizje e tij u quajt një dredhi nga ana e FIFA që ia shtoi dënimin me një tjetër pezullim që do të thotë se Manolas e humbi sfidën e parë të playoffit
sfidanti.al