Skandal në futbollin serb, zbulime të ish-trajnerit të përfaqësueses

Një skandal i madh po trondit futbollin serb mbas akuzave që ka bërë ish-trajneri i përfaqësueses së Serbisë Slavoljub Muslin. Një befasi të madhe shkaktoi vendimi i Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) që shkarkoi Muslinin, si trajner të përfaqësueses serbe, ndërkohë që ekipi me atë në krye u kualifikua për në Kupën e Botës Rusi 2018. Gazeta serbe, “Kurir”, zbulon arsyen që duket si e pabesueshme lidhur me këtë shkarkim, duke pretenduar se ky i fundit ka lidhje faktin se Muslini nuk pranoi që nr.1 i FFS-së, Slavisha Kokeza, të bënte pjesë në përbërje të përfaqësueses serbe në ndeshjen me Gjeorgjinë në ndeshjen kuaoifikuese të fundit.

Presidenti i FFS-së, sikurse i tha Muslini gazetës “Kurir”, donte që të përfshihej në përbërje të ekipit serb në ndeshjen e mësipërme,  me të cilën ky ekip do të merrte “vizën” për në Botërorin e ardhshëm, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Muslini dhe, kështu, lindën konfrontimet mes tyre që çuan deri në shkarkimin e tij. Sidoqoftë, këto nuk janë të vetmet probleme të futbollit përfaqëseues serb. Matija Kezhman, ish-futbollist dhe tani menaxher i Sergej-Milinkoviç-Saviçit, e akuzoi Muslinin se ai bën gabim që nuk e thërret në përfaqësuese Saviçin që, në fakt, po luan mjaft mirë me Lacion dhe për të cilin u tha se, në këto kushte, ka shumë mundësi që ai të vesh bluzën e përfaqësueses së Malit të Zi.

Sfidanti.al